Pamje të frikshme, sërfistët shumë pranë peshkaqenit (VIDEO)

Edhe pse Byron Bay në bregdetin australian njihet si një nga zonat më të rrezikshme nga peshkaqenët, serfisën nuk ndalojnë së praktikuari sportin e tyre të preferuar edhe pse mund të rrezikojnë edhe jetën.
Në këtë video të publikuar në YouTube, shihet se sa pranë vdekjes kanë qenë disa sërfistë teksa synonin të kapnin dallgët.

Në fakt gjithçka dukej e qetë, por nën ujë, shumë pranë tyre ndodhej një peshkaqen dhe këto pamje janë kapur nga një pushues në breg.

Siç shihe edhe nga pamjet, në një moment një prej sërfistëve afrohet pranë peshkaqenit, por fatmirësisht nuk është sulmuar, transmeton shekulli.

Më pas, peshkaqeni është vënë re edhe nga katër sërfistët e tjerë të cilët kanë dalë menjëherë në breg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu