Pamje të frikshme të përleshjes së tifozëve të Lyonit dhe Besiktasit (VIDEO)

Ndeshja e Ligës së Evropës në mes të Lyonit dhe Besiktasit është shtyrë përkohësisht.

Përplasjet e mëdha të tifozëve francezë dhe atyre turk para fillimit të ndeshjes ishte shumë e madhe, ku në rrugët e Lyonit është derdhur shumë gjak.

Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar në rrugë pasi është bartur edhe brenda shkallëve të stadiumit.

Turma të mëdha të tifozëve të të dyja taborëve janë vërsulur njëra-tjetrës, duke shkaktuar përplasje dhe rrahje të mëdha.

Në rrjet janë duke qarkulluar video të shumta që tregojnë për dhunën dhe rrahjen e frikshme të tifozëve në mes vete. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu