Pamje të “fundit të botës” në Majami, i gjithë qyteti nën ujë, deti po përparon frikshëm (VIDEO)

Uragani Irma ka përfshirë tashmë edhe Floridan, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha madje janë shënuar edhe viktimat e para.

Në qytetin e Majamit, i cili është duke u përmbytur nga stuhia jetojnë edhe shumë shqiptar të cilët po preken nga kjo fatkeqësi. Pjesa qëndrore e qytetit të Majamit në Florida është zhytur plotësisht nën ujë.

Videot e frikshme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë përmasat katastrofike të uraganit Irma, ndërsa në këtë video nuk dallohet se ku fillon deti dhe ku nis uji i përmbytjes.

Uragani sapo ka mbërritur në Majami me erëra që i kalojnë 200 kilometra në orë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu