Pamje të rënda, dalin imazhet e shpërthimit ku u gjymtua i riu në Vlorë (VIDEO)

Një makinë tip fuoristradë u hodh në erë, ndërsa ishte në lëvizje në qytetin e Vlorës, pranë degës së Sigurimeve Shoqërore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por siç shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa pjesët e makinës, që shpërtheu kanë fluturuar në largësi.

Sipas informacioneve të para, makina drejtohej nga 25 vjeçari Ines Hajrulla, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mjekët thonë se ka marrë plagë të rënda. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Eskpertët mendojnë paraprakisht se lënda shpërthyese i është vendosur automjetit në pjesën e përparme te tij. Pas shpërthimit, automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë. /abc news/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu