Pamje të rënda, pedofili ekzekutohet dhe varet në një vinç (FOTO-LAJM)

Një burrë nga Jemeni është dënuar për përdhunim dhe vrasjen e një vajze 4-vjeçare dhe është ekzekutuar para turmës se njerëzve në kryeqytetin Sanaa, përcjell albeu.com.

Hussein al-Saket, 22 vjeç, u qëllua disa herë nga një oficer i policisë në sheshin Tahrir të qytetit.

Trupi i tij më pas u var nga maja e një vinçi për të parë e gjithë turma.

Rajeh Ezzedine, një gjyqtar që ndoqi ekzekutimin, tha se ai ishte shpallur fajtor për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze të mitur.

Fotografitë tregojnë 22-vjeçarin të shtrirë në një qilim përpara se të ekzekutohet dhe trupi i tij të varur në një vinç, ndërsa shikuesit filmojnë dhe fotografojnë skenën me telefonat e tyre, shkruan albeu.com.

Ky është ekzekutimi i dytë publik për një vepër të ngjashme në kryeqytetin e kontrolluar nga rebelët Shia Houthi në dy javët e fundit. /albeu.com/

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu