Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan duke shkaktaur vdekjen e një gruaja, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
“Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i Benzit, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona”, shkruan JOQ, ndërsa duket se shoferi ka shpejtuar për të mos u kapur nga autobusi duke marrë përpara tre personat.










