Një video tronditëse është publikuar online e cila shfaq ushtarët irakianë duke e shkelur me tanke një adoleshent.
Dyshohet se forcat që e kanë organizuar ekzekutimin janë të Njësisë Popullore Mobilizuese të qeverisë irakiane, transmeton Express.
Megjithatë, ushtria e Irakut e mohon përfshirjen në këtë incident të rëndë.
Ushtria, në fakt, ia ka vënë fajin terroristëve të ISIS-it për këtë akt barbar.
Në të kaluarën, terroristët i kanë përdorur tankun për të kryer ekzekutime të këtilla./Express










