Pamje të rralla, ja si dukej Vera Grabocka 52 vite më parë kur ishte 19 vjeçe, aktore në filmin shqiptar (FOTO)

Një nga figurat më të njohura të ‘pas kuintave’ shqiptare, Vera Grabocka duket sikur vitet për të kanë ngecur dhe se koha e ka “dënuar” të mbetet përjetë e re.

Vera Grabocka ka shkruar historinë e suksesit në televizion, ajo ka sjellë për publikun shqiptar formatet më të suksesshme në botë si Dance with me, X Factor, Your face sounds familiar, Në kurthin e Piter Pan e shumë të tjera duke u kthyer kështu në një femër idhull për shumë personazhe.

Regjisorja dhe producentja e njohur ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte vetëm 19 vjeç ka luajtur në një film shqiptar.

“Montatorja” është një prodhim i vitit 1970 ku producentja luan rolin e mikeshës së ngushtë të personazhit kryesor me emrin Hëna e cila dëshiron të bëhet montatore.

Në një fragment të filmit, Grabocka shfaqet me një shami në kokë ndërsa në një pjesë tjetër me flokët e zeza të kapura bisht.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu