Pamje të rralla: Kështu festohej Viti i Ri në familjen e Adem Jasharit (VIDEO)

Në një video të vitit 1995, shihet duke u festuar Viti i Ri në familjen Jashari në Prekaz.

Edhe pse gjendja në atë kohë tashmë kishte nisur të përkeqësohej në Kosovë, familja Jashari ishte munduar që në mënyrën e tyre dhe në rrethana të tilla të bënin një festë familjare për pritjen e Vitit të Ri.

Në video shihen pamje të rralla të natës së fundit të vitit 1995 e ku shihen Adem Jashari e Hamëz Jashari, shkruan Magazina.al.

Me fillimin e vitit 1996, në Kosovë vetëm nisën krismat e para të luftës e cila zgjati deri në qershor të 1999, ndërsa kosovarët këtë vit festuan vitin e 19-të në liri, falë sakrificës së shumë dëshmorëve dhe heronjve, në mesin e tyre edhe familja Jashari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu