Ddje ka qenë një ditë e gjatë për Kosovën pas ngjarjeve që plasën në veri të Mitrovicës.
I ashtëquajtur Drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Por menjëherë forcat speciale të policisë zbarkuan në sallën ku do po mbahej takimi i Gjuriq me banorët serbë të Kosovës.
E këta banorë e kundërshtuan hyrjen e policisë duke shkaktuar edhe disa konfrotime fizike. Ndërsa edhe brenda sallës situata ka qenë tejet e tensionuar dhe një veprim i vogël mund të shkaktonte incident të rëndë.
Ndërkaq në këtë ngjarje ka ngelur i plagosur nga grushtimet edhe Ministri i Buqësisë të Kosovës, Nenad Rikalo i cili është nga radhët e Listës Serbe dhe kundërshtonte ndërhyrjen e policisë.
E megjithatë fatmirësisht ky operacion përfundoi pa viktima./albeu










