Pamjet e rënda të dhunës në emision, Big Brother largon Kejvinën nga shtëpia

Modelja Kejvina Kthjella është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, pas incidentit të rëndë që ndodhi në emisionin e kaluar, kur ajo qëlloi me shpullë banorin tjetër Luiz Ejlli.

Drejtuesja Arbana Osmani ka njoftuar në nisje të emisionit të sotëm vendimin e Big Brother për të larguar Kejvinën, duke dënuar pamjet e rënda dhe dhunën e papranueshme.

“Faleminderit shumë”, ishin fjalët e modeles, e cila u thirr veçmas në dhomën e rrëfimit për t’u njohur me vendimin e produksionit. Tashmë një ish-konkurrente, Kejvina zgjodhi të hynte në living room dhe i përshëndeti të gjithë. Luizit, me të cilin u përplas, i dha dorën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu