Pamjet nga Shkodra të këputin shpirtin: Kështu ka përfunduar ‘Xhamia e Plumbit’ nga shirat

Edhe këtë vit, për m bytjet në Shkodër nuk e kursyen Xhaminë e Plumbit. Ndonëse një vit më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti, deklaronte se objekti do të shpëtonte nga furia e ujërave falë një ndërhyrje të financuar nga qeveria turke, sërish imazhi i kupolave të xhamisë nën ujë u përsërit. Nga verfikimi i Faktoje rezulton se projekti i restaurimit të xhamisë, ka nisur të zbatohet këtë shtator dhe përfundon verën e vitit të ardhshëm.

Por furia e ujrave të këtij nëntori, e zhyti sërish nën ujë Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ndryshe nga sa pretendonte ministrja e Kulturës. Madje krahasuar me përmb ytjet e shkurtit të 2021, këtë herë situata duket edhe më problematike, pasi niveli i ujit është shumë herë më i lartë. Imazhi i kupolave të xhamisë mbi ujë u përsërit, si pasojë e reshjeve të dëndura të shiut.

Xhamia e Plumbit ndodhet në lagjen Tabaka të qytetit të Shkodrës, poshtë Kalasë së Rozafës dhe 300 m larg lumit Drin dhe Kir ndaj objekti ‘pushtohet’ nga uji sa herë ka përmbytje në Shkodër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu