Pamjet se si pastrohen zhveshtoret e Japonisë po bëjnë xhiron e botës (FOTO)

Japonia u eliminua mbrëmjen e së hënës nga Botërori pasi ishte në avantazh 2-0 ndaj Belgjikës. Në minutën e fundit shtesë të takimit, kur Japonia kërkonte të shfrytëzonte një goditje këndi për të shënuar golin e fitores, u kap në kundërsulm dhe e pa veten jashtë Rusisë.

Japonezët bënë një paraqitje shumë dinjitoze në Botëror, ashtu si edhe tifozët e tyre, të cilët treguan se janë të qytetëruar duke pastruar shkallët e stadiumit pas çdo ndeshjeje, diçka e pazakontë në stadiumet evropiane.

Por, duket se këtë zakon nuk e kanë vetëm tifozët, por edhe futbollistët japonezë. Edhe pse të trishtuar për humbjen në fund, lojtarët dhe stafi teknik e lanë dhomën e zhveshjes të pastër para se të largoheshin nga aty, transmeton tch.

Aq mirë e kishin pastruar, sa fotoja duket sikur është bërë përpara se të niste ndeshja.

Përveç kësaj, kishin lënë edhe një letër ku shkruhej “Faleminderit” në rusisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu