Pandemia, integrimi në BE dhe rindërtimi, Rama sot në Bruksel

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel ku pritet që të takohet me zyrtarët e lartë evropian si Ursula von der Leyen, me komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Gazetarja, raporton se kjo është një javë e rëndësishme, pasi sot është këshilli i 11 i punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, ku do të bëhet një lloj skaneri në lidhje me reformat e zhvilluara deri më tani në vendin tonë.

Ndër të tjera bëhet me dije se temë kryesore në këtë takim do të jetë dhe pandemia dhe programi për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë vendet evropiane.

Zgjedhjet e përgjithshme dhe reforma gjyqësore, të drejtat themelore do të jenë në fokus të takimit që do të zhvillojë Rama sot në Bruksel, në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera gazetarja bën me dije se fokusi kryesor i BE janë zgjedhjet e 25 prillit dhe formimi i qeverisë së re ato që do të ndikojnë dhe në një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në këtë takim kryeministri shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu