Pandora s’i ndal dot lotët pas fjalëve të Selvijes: Djali i Shpat Kasapit po flet falë ndihmës së saj

Këngëtarja Pandora ka ndarë një rrëfim prekës në emisionin 1 Kafe me Labin në RTV21, ku foli për raportin me Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvije Kasapi.

Ajo tregoi se, edhe pse Shpatin e njihte prej vitesh, Selvijen nuk e kishte takuar më parë. Pas një bisede me të, Pandora tha se ndryshoi plotësisht mendim dhe e cilësoi si një grua shumë të fortë.

Pandora i ka kushtuar edhe një këngë djalit të Shpatit, Roelit, të cilën e interpretoi premierë në studio. Ndërkohë, Selvija e falënderoi publikisht këngëtaren për mbështetjen dhe ndihmën që i dha familjes në periudhën më të vështirë.

Sipas saj, falë ndihmës së Pandorës, Roeli ka vazhduar terapitë dhe sot po bën përparim të madh në të folur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu