Panik për Armando Sadikun, tifozët e Legias rrahin futbollistët e tyre se humbën ndeshjen (FOTO-VIDEO)

Kaos në futbollin polak dhe pikërisht te skuadra Legias ku aktivizohet bomberi shqiptar, Armando Sadiku. Forma e dobët që po kalojnë në kampionat, ka bërë që tifozëve t’u soset durimi.

Mediat polake raportojnë se disa tifozë huliganë kanë “rrahur” lojtarët në parkingun e makinave, pas humbjes 3-0 nga Lech Poznan. Lojtarët tentuan të largoheshin në mënyrë të shpejtë nga vendi i ngjarjes, por ata u goditën me gjëra të forta në kokë.

Pretendohet se lojtarët morën grushte dhe shuplaka, përfshi edhe Aleksandar Vukovic, asistent trajneri dhe njëkohësisht legjenda e klubit polak. Në këtë mes është përfshirë edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku i cili e ka pësuar si shokët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu