Panuçi i vuri “shkelmin, po Çikalleshi firmos për Osmalispor

Përfundon enigma e të ardhmes së sulmuesit Sokol Çikalleshi. Bomberi kavajas ka zgjedhur klubin e tij të ri, duke u bërë pjesë e skuadrës turke Osmanlispor.

27-vjeçari ka hedhur firmën në kontratë ditën e sotme, gjë e cila i ka kushtuar edhe përjashtimin nga ekipi Kombëtar.

Në një deklaratë për “Panorama Sport” ai thotë: “Më vjen keq për keqkuptimin me trajnerin. U krijua një rrethanë me klubin e ri ku duhej të firmosja, e cila më imponoi ndryshimet e orarave. U përpoqa të isha sa më korrekt edhe me axhendën e përfaqësueses dhe i kërkova leje trajnerit, por kjo nuk qe e mundur.

E respektoj vendimin e trajnerit, sepse në fund të fundit edhe ai ka rregullat e veta. Ishte thjesht një keqkuptim. Sokol Cikalleshit asnjëherë nuk i ka munguar respekti për ekipin Kombëtar dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë as në të ardhmen. Ishte një keqkuptim dhe tani thjesht do të më duhet të respektoj vendimin e trajnerit”, dekalroi Cikalleshi./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu