Shumë stomatologë por pak punësime. Oda e Stomatologëve shpreh shqetësimin mbi atë se shumë stomatologë posedojnë licenca por nuk dihet sa sa është numri real i atyre që ushtrojnë profesionin.
Kreu i Odës Marijan Denkovski tha se gjatë periudhës së ardhshme pritet të përpilohet një strategji e cila do të evidentojë numrin e saktë të stomatologëve të cilët punojnë, në cilin sektor, shtetëror apo privat si dhe a janë të nivelit primar apo sekondar dhe në bazë të këtyre të dhënave të planifikohet licencimi dhe angazhimi i tyre.
Oda e Stomatologëve njoftoi se do të rriten çmimet e shërbimeve stomatologjike për qytetarët që nuk janë vendas, sepse shumë prej tyre vijnë në Maqedoni për tu trajtuar sepse çmimet janë më të ulëta krahasuar me vendet tjera.
Për dallim nga mjekët dhe infermierët, dentistët nuk ikin jashtë vendit për të punuar profesion e tyre.
VIDEO:










