Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur fundin e përplasjes ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, përmes një armëpushimi të negociuar dhe të strukturuar me faza. Marrëveshja, e cila parashikon respektimin e ndërsjellë të ndalimit të zjarrit, synon t’i japë fund përshkallëzimit që kulmoi me një luftë 12-ditore në Lindjen e Mesme.
Në një postim të bërë rreth orës 18:00 të së hënës (sipas orës lokale në Washington DC), Trump njoftoi përmes platformës së tij Truth Social se:
“Armëpushimi do të hyjë në fuqi përafërsisht brenda 6 orësh nga tani.”
Ky afat i propozuar shënonte pikërisht orën 04:00 GMT të së martës, për të lejuar, sipas Trump, “mbylljen e misioneve përfundimtare ushtarake nga të dyja palët”.