Para kufirit të Maqedonisë së Veriut presin për hyrje 1500 emigrantë

Në kufirin me Maqedoninë e Veriut mbrëmë ka pasur mes 1200 dhe 1500 emigrantë. Emigrantët janë nisur pas lajmi të rremë që u përhap në rrjetet sociale se është hapur marsh ballkanik deri në Evropë. Kjo thirrje i ka mobilizuar emigrantët që të drejtohen kah Selaniku, transmeton Fokus, përcjell Portalb.

“Bëhet fjalë për një grup prej 1200 deri 1500 emigrantë. Tani për tani kolegët grek po e kontrollojnë atë numër, por gjithsesi, ne kemi obligim që të jemi të përgatitur dhe ta rruajmë kufirin në rast të hyrjes eventuale në Maqedoni”, ka deklaruar ministri I punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Sot edhe ministra e mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se po vëzhgohet me shumë kujdes gjendja me kufirin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu