Para në dorë plus një lojtar, zbulohet oferta e Barçës për Neymar

Tashmë është e konfirmuar, objektivi i madh i merkatos së Barcelonës është Neymar dhe për këtë Joan Laporta ka nisur punën në terren. Ditën e djeshme në mediet spanjolle u raportua se kanë nisur kontaktet e para.

Barcelona ka treguar në mënyrë zyrtare interesin për Neymar, por PSG do tentojë deri në fund rinovimin me brazilianin. Nga ana tjetër Barcelona ka letër të madhe në dorë: Dëshirën e Neymar për t’u rikthyer.

Mediet katalanase kanë zbuluar edhe ofertën që Barcelona do nisë për Neymar. Bëhet fjalë për 60 milionë euro në mënyrë direkte, plus një lojtar të Barçës, Mbetet për t’u parë se cili nga katalanasit do përfshihet në këtë operacion, teksa nuk sytë e të gjithëve shkojnë te Coutinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu