Paraburgimi i Themelkos, reagojnë maqedonasit e Shqipërisë

Partia maqedonase në Shqipëri-Aleanca Maqedonase për integrim evropian ashpër dënon paraburgimin e Edmond Temellko, kryetar i komunës së Pustecit për veprën penale parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Maqedoni.

Nga kjo parti pohojnë se Edmond Temellko çdo ditë ka kryer obligimet e tij si kryetar i komunës së Pustecit në Shqipëri, shtetësinë e së cilës e ka gjithashtu dhe asnjëherë nuk është fshehur e as nuk është arratisur, por përkundrazi çdo të mërkurë është paraqitur në Gjykatën Themelore Shkup 1, e mandej edhe në Gjykatën Themelore në Resnje, në pajtim me masat e kujdesit të përcaktuara ndaj tij me çka edhe i është marrë vetëm pasaporta maqedonase.

Nga atje theksojnë se PPS dhe Gjykata Themelore Shkup 1 edhe pse kanë pasur dijeni për dyshtetësinë e Temellkos, asnjëherë nuk kanë shqiptuar masë me të cilën i ndalohet lëshimi i territorit të Maqedonisë. Temellko mbrëmë ishte arrestuar në Shkup dhe është dërguar në burgun e Shutkës, nën akuzën për parregullsi në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Maqedoni./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu