“Parajsat tokësore”: Ku njerëzit punojnë më pak dhe pushojnë më shpesh?

Arritja e një ekuilibri ideal të jetës nuk është e lehtë, sidomos kur kemi parasysh mënyrën dhe kostot e jetesës në qytetet e mëdha. Nëse po pyesni se cilat vende arrijnë të balancojnë punën dhe kohën e lirë, shikoni rezultatet e një sondazhi të ri më poshtë.

Parametrat e marrë parasysh te vendet e renditjes përfshijnë numrin mesatar të orarit të punës në javë, gjatësinë e pushimeve vjetore, përqindjen e banorëve që kanë një gjumë të pashqetësuar të natës, jetëgjatësinë dhe ndjenjën e lumturisë së të anketuarve në secilin vend të mbuluar nga ky studim.

Sipas të gjitha këtyre kritereve, Luksemburgu është në krye, ndër të tjera, falë një sistemi në të cilin punëdhënësit shpërblejnë punonjësit me më shumë leje vjetore. Kështu, punëtorët mbi 55 vjeç në këtë vend kanë mesatarisht 36 ditë pushim vjetor me pagesë.

Austria dhe Danimarka, të cilat janë në vendin e dytë dhe të tretë, u japin punëtorëve një minimum prej 25 ditësh pushimi vjetor të paguar dhe kësisoj janë në listën e plotë të 10 vendeve më të mira me ekuilibër jete.

Renditja:

Luksemburgu
Austria
Danimarka
Norvegjia
Finlanda
Suedia
Franca
Bjellorusia
Holanda
Zvicra

Mbretëria e Bashkuar renditet e 17 -ta falë një jave mesatare të arsyeshme të punës prej 36 orësh në javë, një jetëgjatësi relativisht e lartë prej 81.2 vjet, dhe më shumë se gjysma e të anketuarve gjithashtu raportuan të kishin mesatarisht 7.5 orë gjumë në natë, një rezultat i mirë.

Eshtë interesante që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e 87-të, ndër të tjera, sepse punëtorëve nuk u garantohet leje vjetore e paguar, dhe një pjesë e popullsisë është e pakënaqur me cilësinë e gjumit gjatë natës.

Nga ana tjetër, Kina, Meksika dhe Malajzia janë të renditura jashtëzakonisht dobët sepse në të tre vendet java mesatare e punës zgjat 46 orë. Meqenëse orët e punës janë dukshëm më të gjata, do të prisnit që punonjësit të kenë më shumë pushim. Por nuk është aspak kështu, sepse në Kinë merrni vetëm 5 ditë pushim vjetor, në Meksikë 6 dhe në Malajzi 8.

Sigurisht, kur lexojmë këtë na shkon mendja te Shqipëria, e dalluar për vend ku duket se e kanë njerëzit e kanë kohën e lirë me bollëk, gjykuar nga të ndenjurit shumë nëpër lokale. Por edhe punohet pak e pushohet shumë, nuk figuron asgjëkundi si “parajsë tokësore”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu