“Ju siguroj se do të bëjmë të gjitha përpjekjet që pagat të rriten gradualisht dhe deri në fund të mandatit do të nënshkruajmë një marrëveshje të re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në një intervistë për Sitel.
Sipas saj, tashmë me Sindikatat e Pavarura për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka biseduar për mundësitë për përmirësimin e statusit të mësimdhënësve dhe dhënien e pagave më të larta.
Janevska po ashtu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Kulturës aktualisht është duke u konsultuar me mësimdhënësit nëse do të kenë vetëm ditar elektronik apo do ta kthejnë ditarin në letër nga viti i ardhshëm shkollor.
“Para disa ditësh ka përfunduar projekti për përgatitjen e një ditari të ri elektronik dhe tashmë është në dispozicion të MASH-it. Kuptova që ka mbrojtje të mirë, që të mos fshihen notat dhe mungesat. Por ne po bëjmë një anketë mes mësuesve nëse duan vetëm ditar elektronik apo letër. Ne do të veprojmë ashtu siç deklarojnë ata, por mendimi im është që të ketë një formë të shkurtuar, të shtypur të ditarit për regjistrim”, tha Janevska.