Në rrjetet sociale është publikuar një tekst, për të cilin thuhet se është rekomandim i ambasadave perëndimore në Shkup për të punësuarit e tyre, që të kenë kujdes nga protestat të cilat po mbahen në kryeqytetin e Maqedonisë.
Aty rekomandohet që të evitohen këto protesta, duke paralajmëruar se mund të eskalojnë edhe në dhunë, transmeton Gazeta Lajm.
“Evitoni vendet ku zhvillohen protestat/demonstratat dhe shtoni kujdesin në rast se gjendeni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste ose demonstrate, sepse edhe nëse duken paqësore, mund të shndërrohen në konfrontime dhe të eskalojnë në dhunë”, thuhet në këtë rekomandim.
Zyrtarisht asnjë ambasadë deri tani nuk ka konfirmuar se ka dhënë rekomandime të tilla për të punësuarit e tyre.