Paralajmëron Marin Mema: Largohem nga tryeza e donatorëve në momentin që shoh padrejtësi

Gazetari Marin Mema është pjesë e një tryeze të përbërë nga donatorët vendas dhe qeveria. Por gazetari i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të transparencës, se ku do të përfundojnë paratë e siguruara nga shqiptarët.

Këtë gjë e rikonfirmoi dhe në studio, ku u shpreh se do të jetë në atë tryezë deri në momentin sa do të ketë transparencë. Në të kundërt, në momentin që kjo transparencë do të jetë fiktive, ai nuk do të jetë më pjesë e saj.

“Jam ende pjesë e tryezës, por do të qëndroj në të deri në momentin që do të shikoj se ka transparencë. Në momentin që kjo transparencë do të cënohet, shqiptarët duhet ta dinë që unë nuk do të jem më pjesë e saj”, u shpreh Mema në studion e emisionit “Shqipëria Live”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu