Parashikimi i saktë dhe i çuditshëm i diplomates gjermane për Maqedoninë (DOKUMENT)

Para 11 viteve, Ambasadorja gjermane, Ulrike Maria Knotz ka theksuar se Gjermania pas 10 viteve e sheh Maqedoninë si një anëtarë të BE-së, por me emër të ndryshuar dhe dygjuhësi, njofton agjencia e lajmeve INA.

”Në vitin 2020 do të jeni anëtarë të BE-së. Do të keni emër të ri – Maqedonia Veriore. Qeveria do të përbëhet nga një parti me emrin partia maqedonase e re, në të cilën anëtar janë shqiptarët dhe maqedonasit. Popullsia shqiptare do ta flas gjuhën shqipe, që është realitet edhe sot, kurse maqedonasit do flasin gjuhën shqipe të cilën do ta mësojnë që nga foshnjoret. Mendoj se ky është një vizion i mirë për vendin. Nuk është jo real, nuk është utopi. Mund të bëhet edhe para vitit 2020 në punohet në planin politik”, deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Ulrike Maria Knotz.

Sipas diplomates gjermane, bllokada greke nuk është e pa kalueshme, por sipas vizionit ajo do të tejkalohet me pranimin e emrit Maqedonia Veriore. Në Zvicër dhe Belgjik kemi një rregullim shtetëror të përafërt me vizionin në fjalë, ku shtetasit e këtyre vendeve flasin të gjitha gjuhët zyrtare të parapara me kushtetutë dhe elementi etnik në politik nuk është shumë i theksuar.

Fillimisht ideja dhe vizioni i për të ardhmen e Maqedonisë është prezantuar në një lojë simulative të quajtur “Krijimi i një Evrope të re” nga disa studentë të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Francës dhe Gjermanisë. Studentët vizionar, pas dhjetë viteve, e shohin Maqedoninë të anëtarësuar në BE me emër të ri dhe me zbatimin e plotë të dygjuhësisë.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu