Parashikoi koronavirusin, shkencëtari: Brenda pak vitesh do kemi një tjetër pandemi

Një pandemi më e rëndë se Covid-19 pritet të jetë mes nesh “brenda pesë deri në tetë vite” sipas shkencëtarit që parashikoi krizën aktuale.

Profesori Tom Koch kishte paralajmëruar para disa vitesh që një infeksion i ri që do përhapej gjerësisht do dëmtonte botën dhe njerëzimin.

Ai beson se koha që do ndajë një pandemi nga një tjetër do jetë më e shkurtër se zakonisht dhe me shumë mundësi pas koronavirusit do ketë një pandemi që do shkaktojë edhe më tepër dëme.

Prof Koch, një ekspert kanadez i sëmundjeve në Universitetin e British Columbia, tha:

Kur ekzaktësisht dhe si do jetë s’e dimë por që një tjetër pandemi pritet kjo është e qartë. Dhe duke qënë se kemi raste më të shpeshta sëmundjesh virale me shumë mundësi një tjetër pandemi pritet brenda maksimumi 8 vjetësh.

Ai ka thënë se njerëzimi duhet të përgatitet për të përballuar një tjetër pandemi të mundshme dhe jo të kapet në befasi si edhe ndodhi me koronavirusin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu