Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd.
Bashkëpunëtorët e të dyshuarit kryesor kanë pasur informacionin se nëna e Vanjës ka pasur para nga banesa e shitur së fundmi dhe me rrëmbimin e Vanja Gjorçevski kanë dashur të kërkojnë pjesë nga paratë e përfituara.
Edhe babai i Vanjës, Aleksandri është marrë në pyetje, me dyshime se ai ka qenë ndihmues i katër personave tjerë të cilët e kanë vrarë Vanjën.










