Paratë e vjedhura nga NLB Bank Shkup u dërguan në Serbi, ja si është realizuar plani

Paratë që u vodhën në NLB Bank janë dërguar në Serbi dhe këtë e ka bërë grabitësi kryesor me inicialet B.S, i cili më 10 prill pasi që kishte marrë mbi 2,4 milionë franga dhe mbi 645 mijë euro nga thesari i Bankës të nesërmen në mënyrë të organizuar paratë i ka çuar drejt Serbisë, përmes vendkalimit kufitar Tabanoc.

“Pas e ka braktisur bankën, qesen me para ia ka dorëzuar vëllait të tij G.S., i cili ia ka dorëzuar të denoncuarit të tretë B.M. Një ditë më vonë pas orës 14 në Vendkalimin “Tabanoc” me automjet motorik “Folksvagen Golf” e ka braktisur territorin e Republikës së Maqedonisë”, theksoi MPB.

Nga ana e SPB Shkup – Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në koordinim me Prokurorinë Publike Themelore në Shkup edhe më tej janë duke u ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të ngjarjes penale-juridike, për të përcaktuar se në cilën mënyrë B.S. i ka nxjerrë paratë nga banka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu