Partia e Ziadin Selës në Tetovë në duart e ish-funksionarëve të BDI-së

Të shtunën Aleanca Shqiptare e Ziadin Selës zhvilloi punimet për degën e Tetovës ku u zgjodh kryetari i ri i degës dhe kryesia e re. Për portalin Shqipmedia flasin në kushte anonimiteti anëtarët e Aleancës për Shqiptarët rreth ndodhive në këtë kuvend zgjedhor.

Duam të njoftojmë publikun e gjërë se dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë tani udhëhiqet nga ish funksionarët e BDI-së.

Si kryetar është zgjedhur Muzafer Etemi deri dje anëtar i BDI-së i cili braktis BDI-në jo për qëllime politike por pse nuk e kanë emëruar drejtor tek Teatri i Tetovës.
Si nënkryetar janë zgjedhur Vullnet Murseli ish funksionar 12 vite i BDI-së ( drejtor ) dhe Jetmir Lika 10 vite funksionar i BDI-së ( drejtor dhe zv/drejtor).

Duam të informojmë publikun se Ziadin Sela nuk ka dëgjuar zërin e aktivistëve dhe anëtarëve te Aleancës për Shqiptarët. Ai ka na ka injoruar totalisht dhe dyshojmë se Tetova është shitur për ndonjë pazar politik të thellë. Ne aktivistët dhe anëtarët e Aleancës për Shqiptarët jemi në koordinim të vazhdueshëm dhe do të njoftojmë publikun me hapat konkrete ditëve në vazhdim.

Gjatë ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë se:

1. Kush është nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët dega Tetovë i zhytyr në korrupsion?
2. Cili nënkryetar i ASH-së dega Tetovë ka 7 banesa në Shqipëri me para nga korrupsioni ?
3, Cili nënkryetar i ASH-së dega Tetovë, në cilësinë e “nëntokës” së BDI-së me 2009 largoi 10 shqiptar me vendime pune nga Drejtoria e Tatimeve ( UJP )?

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu