Partia Liberale e Maqedonisë e ka dënuar skandalin e presidentit Gjorgje Ivanov lidhur me vizitën e eurokomisionerit Johannes Hahn në Maqedoni. Sipas kësaj partie, Ivanov është treguar i paaftë për detyrën e tij, për të cilën dhe duhet të mbajë përgjegjësi.
“Ivanov anuloi dje takimin me eurokomisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe me euro deputetët Eduar Kukan, Ivo Vajgëll dhe Knut Flekenshtajn, për shkak vizitës në Hungari.
Partia Liberale konsideron se rezultati më i mirë nga vizita e funksionarëve nga Brukseli është konfirmimi i mundësisë së zgjidhjes së krizës, rol të madh të ketë vendimi i Bashkimit Evropian për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në BE dhe hapja e kapitujve 23 dhe 24, në njëqind ditët e para nga formimi i Qeverisë në shumicë parlamentare në krye me LSDM-në për të cilën janë mbledhur 67 nënshkrime”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj partie. /albeu