Partia maqedonase formon Institut Evropian me emrin e ish-të akuzuarit nga Haga!

Partia “Të Bashkuar për Maqedoninë” që është themeluar nga Lube Boshkovski, ish-ministri i brendshëm që u akuzua për krime lufte nga Tribunali i Hagës ka një risi, që nga disa portale pro-VMRO-së është quajtur skandaloze, informon INA.

Në Twitter është zbuluar se kjo parti ka themeluar një Institut Evropian të pagëzuar “Lube Boshkovski”. Boshkovski është kryetari i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë dhe këshilltar aktual i kryeministrit Zoran Zaev për investime të huaja. Ai ishte i dënuar nga Tribunali i Hagës, për shkak të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit të vitit të 2001.

Boshkovski gjatë vitit 2001 ishte ministër i brendshëm dhe se është pjesë e Listës së zezë amerikane, ndërsa deri vitin e kaluar ishte në burg i dënuar nga regjimi i kaluar për mitmarrje, një rast që doli se ka qenë i montuar. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu