Partitë politike me qëndrime të ndryshme për vendimin e mbrëmshëm qeveritar me të cilin iu shkurtohet buxheti vjetor për 4 milion euro, mjete këto që Qeveria do t’i shfrytëzojë për t’u përballur me pasojat e pandemisë. Në vend të 320 milion denarëve, partive do t’iu ndahen rreth 71,5 milion denarë.
Pas një koordinimi mes treshes së madhe të partive politike, u dakorduam që të zvogëlohet vlera e obligimit financiar që ka shteti ndaj partive politike, për rreth 70% në shenjë të solidarizimit në menaxhimin e pandemisë, COVID 19 – thonë nga BDI-ja.
Ato janë mjete të cilat ne i shfrytëzojmë për funskionim brenda një viti, normalisht se do të jetë e vështirë mirëpo si parti politike në rrethana të cilat jetojnë e që na imponohet situata shëndetësore nuk mund të themi asgjë më shumë e më pak, por e cilësojmë si një veprim të drejtë -deklaroi Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Për VMRO DPMNE-në vendimi i Qeverisë është i vonuar, ndërsa për koalicionin ASH- Alternativa, ai është i njënashëm.
Кy vendim është i përshtatshëm për situatën e krizës në të cilën ndodhet shteti shkaku i pandemisë, ndonëse vlerësojmë se vendimi është mbase i vonuar. Do të ishte shumë më produktive nëse ky vendim do të merrej qysh në mars – tha Antonio Milloshovski, VMDO DPMNE.
Në qoftë se këto para qëllimi është të shfrytëzohen për qytetarët dhe nevojat e tyre, ne nuk kemi asnjë vërejtje me dekretin e Qeverisë. Por fatkeqësisht është një vendim i një-anshëm i tyre në situatë të gjendjes së jashtëzakonshme dhe të paktën për këtë duheshte të konsultoheshim – u shpreh Zijadin Sela, ASH.
Propozimi ishte i Ministrisë së Drejtësisë kurse në opinion ka pasur mjaftë kritika se në vend të mjeteve për partitë politike, shteti fillimisht shkurtoi mjete të tjera nga buxheti, për të menaxhuar krizën.










