Partitë shqiptare përgënjeshtrojnë Ivanovin

Deklarata e Gjorge Ivanov për të përditshmen austriake “Wiener Zeitung”, është cilësuar nga partitë shqiptare si nxitëse dhe nuk kontribuon marrëdhëniet ndëretnike.

Nga BDI-ja kanë bërë me dije se biseda telefonike ka qenë shkaktar nuk ka qenë shkaku i mos-vazhdimit të qeverisjes me OBRM-PDUKM-në.

Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit.

Edhe nga Lëvizja Besa e vlerësuan si nxitëse dhe që nuk reflekton pozitivisht në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërsa për telefonatën e supozuar, Ibrahimi tha se nuk është për t’u habitur nëse ndodh edhe një telefonatë tjetër e cila do të vazhdonte qeverisjen mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët vendosën mos të komentojnë paraqitjen e fundit të kreut të shtetit Ivanov. Sipas Aleancës deklaratat e Ivanovit nuk janë kredibile dhe në çdo paraqitje të tij ai më tepër përkeqëson situatën politike në Maqedoni.

“Deklaratat e të a.q. president nuk janë kredibile dhe nuk shkojnë në favor të zgjidhjes së krizës politike. Fatkeqësisht, çdo paraqitje e tij është në shërbim të përkeqësimit të situatës”, thonë për “Alsat-M” nga Aleanca për Shqiptarët.

Ivanovi nuk e përjashtoi as mundësinë e arrestimit të liderit opozitar lidhur me sigurimin e bisedave të përgjuara telefonike ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për mos-dënimin e deklaratës së partive politike shqiptare. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu