Pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat me “Republika e Maqedonisë”, si do të kthehen mërgimtarët?

Pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit, përcjell TV21. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “10 Minuta” në TV21 tha se qytetarët që janë jashtë vendit, duhet të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike të RMV-së në vendet ku jetojnë, ku do t’u tregohet se si të veprojnë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.

“Duhet të komunikojnë me përfaqësitë e konsujve-diplomatike, ka telefon 24 orë të MPJ-së, ekip kujdestar në Ministri, që i pranon ato telefonata, le të lajmërohen në atë numër, ne do t’u tregojmë se çfarë duhet të bëjnë”, tha mes tjerash Osmani.

Mërgimtarët presin me muaj për pasaporta, apelojnë që të përforcohen kapacitetet në ambasadat e Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu