Pas 2 vjete, Maqedonia dhe Brukseli mbajnë takim në Këshillin për stabilzim-asocim

Pas pauzës dy vjetore, Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, sot në Bruksel e mbajtën takimin e 13 të Këshillit për stabilizim dhe asocim (KSA) në të cilin shtetin e Maqedonisë e përfaqësojnë zëvendës kryeministri për euro-integrime, Bujar Osmani dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërsa në emër të BE-së takimin e udhëheqin përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri,

Federika Mogerini dhe euro komisari, Johanes Han. Në kumtesë ishte e cekur “nevoja për të vendosur përgjegjësi për përgjimet dhe sulmet e 27 prillit në Kuvend, të sigurohet pavarësi në gjyqësi, liri për mediat, liria e të shprehurit, respektimi i të drejtave njerëzore dhe reforma në administratën publike”.

“Ne duhet të ndërtojmë imazh të ri të një shteti demokratik modern, në të cilin institucionet ekzistojnë për qytetarët, dhe jo për elitat, ndërsa ligji të vlejë për të gjithë njësoj. Reformat në vendin tonë, janë argumenti ynë më i fuqishëm për qëndrueshmërinë e dosies tonë së BE-së në Bruksel dhe edhe tek shtetet anëtare”, ka thënë ministri për punë të jashtme Dimitrov në Bruksel para përfaqësuesve të shteteve anëtare në BE./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu