Pas 3-6-9, propozohet edhe plani 6-9-12 për reforma urgjente

73 Organizata civile dhe disa ekspert kanw propozuar planin 6-9-12  qw ka tw bwjw me reformat urgjente demokratike për 6, 9 dhe 12 muajt e ardhshëm. Propozimet për reforma janë përpunuar nga ana e 146 pjesëmarrësve në Forumin e organizatave civile më 4 dhe 5 korrik, ndërsa ndërlidhen me dokumentin kryesor të përpunuar në vitin 2016.

Siç informojnë nga Instituti për demokraci, plani ka për qëllim që të japë nxitje, orientime dhe aktivitete të hollësishme të domosdoshme për kthimin e standardeve dhe vlerave demokratike, si dhe për arritje të progresit në politikat publike dhe kthim të besimit të qytetarëve në institucionet kyçe shtetërore.

Sferat e politikave publike të përpunuara në dokument janë financa publike dhe ekonomi, jurisprudencë, luftë kundër korrupsionit, zgjedhje dhe sistem zgjedhor e tjere. Organizatat civile propozojnë formim të Këshillit konsulent për implementim të prioriteteve kyçe reformuese në nivel qeveritar, me të cilin do të kryesojë kryetari i Qeverisë. Përfaqësuesit e nismës theksuan se gjatë gjithë procesit Qeveria duhet t’i respektojë parimet e transparencës, përgjegjësisë, përfshirjes dhe efektivitetit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu