Pas 55 viteve qëndrimi në Maqedoni, sot për herë të parë voton nëna e deputetes

Safije Sadiki-Shaini, deputete e partisë “Alternativa” në Maqedoninë e Veriut ka treguar një rast të veçantë që ka ndodhur sot në këtë shtet.

Sadiki-Shaini përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se nëna e saj ka votuar pas 55 vite qëndrimi në Maqedoni. Sipas saj, pamundësia për të votuar deri tani ishte mungesa e shtetësisë.

“Sot, pas 55 vjetëve qëndrim në këtë shtet, votoi edhe nëna ime. Si pasojë e mungesës së shtetësisë, ajo kurrë nuk e ka gëzuar këtë të drejtë deri më sot. Kjo nënkupton të jesh shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes, kjo është edhe një arsye më e fortë që sot duhet të votohet.

“Prandaj ia vlen të votohet. Që njerëzit të jenë qytetarë të lirë e me të drejta të barabarta qytetare”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu