Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov dhe partia VMRO me veprimet e tyre të papërgjegjshme po vazhdojnë ta thellojnë konfliktin me Bashkimin Evropian, njofton agjencia e lajmeve INA.
Refuzimi i ashpër i mesazheve të përfaqësuesve më të lartë e BE-së , duke filluar nga Federika Mogerini, Johanes Han dhe Donald Tusk e nxjerr jashtë binarëve vendim në rrugëtimin drejtë Brukselit zyrtarë.
Analisti Alajdin Demiri thotë se ky është një skenarë i pritur dhe i dëshirueshëm për VMRO-në e Gruevskit.
“Kjo do të thotë se VMRO është duke u angazhuar maksimalisht për ta thelluar krizën politike. Sipas meje, ka gjasa që ta bëjnë edhe ndonjë konflikt të kontrolluar në Shkup ose rrethinë, me qëllimin mbijetesën e VMRO-së. Kjo është logjika kur VMRO po identifikohet me shtetin, kombin dhe pushtetin”, thekson Demiri.
Ai nuk beson se do të ketë dalje nga kjo krizë politike.
“Unë nuk besoj, sepse qëllimi është pikërisht kriza. Ata janë të mobilizuar për gjithcka. Tash e mobilizuar edhe popullin. Nuk është ndonjë numër i madh, por i mjaftueshëm për të bërë probleme. Do të thotë kemi krizë institucionale”, shprehet analisti Alajdin Demiri./ina