Pas akuzave se “e çoi në Hagë”, Ramiz Lladrovci publikon foto me Thaçin

Pas akuzave që bëri gazetari Vehbi Kajtazi për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, si ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit, ka reaguar Lladrovci.

Ai publikoi një foto në profilin e tij në Facebook, së bashku me ish- presidentin Thaçi, duke i dërguar edhe një herë mesazhe ndaj gazetarit Kajtazi.

Të vërtetat e dhimbshme, po i ngacmojnë ende pasardhësit shpirtëror të mendësisë kriminale të ish regjimit. Porosi për gazetarucin: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal, ju njoh mirë. E di, ju dhemb shumë e vërteta, por të kaluarën nuk mund ta korrigjoni!”, ka shkruar Lladrovci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu