Pas aludimeve për një krizë martesore, veprimi i fundit i Bes Kallakut i ve vulen

Lajm që aktori i humorit e mohoi, megjithatë duket se ata jo vetëm që nuk po bëjnë plane për ta zgjeruar familjen, por martesa e tyre duket se është në krizë. Të paktën këto janë aludimet e deri tanishme në mediat online.

Ndërkohë që ditën e sotme veprimi i Besit duket se i “vendosi vulën” gjithçkaje. Aktori ka fshirë të gjitha fotot që ka pasur me Xhensilën në Instagramin e tij. Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj.

Ndërkohë ata vazhdojnë të ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kujtojmë që Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017, pas disa vitesh bashkëjetesë, ndërsa në verën e vitit 2018 u bënë prindër të një vajze, Ajka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu