Pas Bayraktar, kompania turke vjen me një dron të ri dhe ai tanimë ka bërë fluturimin e parë

Kompania turke e mbrojtjes Baykar tha se mjeti i saj i parë luftarak pa pilot bëri fluturimin e saj të parë të mërkurën ndërsa kompania po fiton popullaritet në mbarë botën, së fundmi duke ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Baykar publikoi një video që tregon UCAV Kizilelma (Molla e Artë) duke u ngritur dhe më pas duke u kthyer në një bazë ajrore të vendosur në provincën veriperëndimore të Corlu, 85 kilometra në perëndim të Stambollit.

Të dhënat e radarëve të fluturimit treguan gjithashtu se një fluturake të paidentifikuar, “BYK07”, u pa mbi aeroportin Corlu të mërkurën.

Ndryshe, droni i mëparshëm Bayraktar TB2 i kompanisë është shfaqur dukshëm në konfliktet globale, duke e vendosur Baykar në qendër të vëmendjes globale dhe duke e bërë atë një prodhues dhe eksportues të madh.

Selcuk Bayraktar, Shefi i Teknologjisë i Baykar, tha në video se fluturakja Kizielma përfundoi me sukses fluturimin e saj të parë. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu