Pas ‘çizmes’, Rama goditet me këpucë nga protestuesit (VIDEO)

Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku do të vizitojë të plagosurit. Kujtojmë se mes policëve të plagosur, të cilët ishin në krye të detyrës, një efektive humbi 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër humbi dëgjimin.

Në hyrje të spitalit Rama është pritur edhe nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjohet teksa brohorasin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit.”, i drejtohet një tjetër familjare, Ramës.

“Është hera e parë që një parti politike merr përsipër që bashkë me një grup njerëzish që janë zaptues trojesh dhe të keqkuptuar pa lidhje kundër interesit publik. Nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është vijë e kuqe”

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu