Pas dorëheqjes si kryeministër: Johnson martohet këtë fundjavë, përgatitjet kanë filluar

Dasma e vonuar e Boris Johnson dhe bashkëshortes së tij Carrie Johnson do të zhvillohet këtë fundjavë.

Dasma do të zhvillohet në pronën e miliarderit britanik Lord Bamford, një mbështetës i madh i Partisë Konservatore në krye të së cilës deri pak kohë më parë ishte Johnson.

Ndërtesa e shekullit të 18-të dhe rreth 1500 hektarë kopshte janë duke u zbukuaruar për këtë rast.

Një shesh gjigant është ngjitur pranë shtëpisë madhështore Daylesford ku do të zhvillohet eventi dhe një pemishte në formë zemre aty pranë bie në sy.

Çifti u celebruan zyrtarisht në një ceremoni sekrete në Katedralen e Westminsterit gjatë vitit të kaluar por për shkak të një kovid, me një prani shumë të vogël të ftuarish të cilët u vunë në dijeni vetëm në momentet e fundit.

Por sipas parapregatitjeve dasma e kësaj fundjave do të jetë krejt ndryshe nga celebrimi i 2021, duke nisur nga ambjenti, dekori, të ftuarit apo edhe ushqimi që do të shërbehet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu