Pas dyshimeve se u infektua me koronavirus, Kurti kthehet në zyrë

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, pas dyshimeve se mund të ishte prekur nga koronavirusi, sot ka dalë në zyre ku ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Në këtë takim të sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.

Qeveria e Kosovës ka falënderuar ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ’it gjerman.

“Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet nga zyra e Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu