Lufta që ndodhi sot në Kuvend shkaktoi një tërmet politik në Shqipëri.
Mesa duket Rama nuk ka pritur aspak që gjendja të qetësohet por është larguar menjëherë drejt Brukselit ku është takuar me liderët ndërkombëtarë.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç në një mesazh në Twitter tregoi se Frederica Mogherini kishte pritur në një takim të shkurtër bilateral kryeministrin Rama.
“Frederica Mogherini priti në një darkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Tani një takim i shkurtër bilateral me kryeministrin Edi Rama”, shkruan Kocijançiç. /albeu.com/










