Pas katedrales në Paris, zjarri shkrumbon edhe një tjetër trashëgimi botërore

Një zjarr i rënë është bërë shkak për shkatërrimin e strukturave kryesore të Kështjellës Shuri, pjesë e Trashëgimisë Botërore Unesco në ishullin jugor të Japonisë, Okinawa.

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes luftuan me flakët për më shumë se 10 orë dhe arritën që t’i shuanin vetëm pasditen e së enjtes. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kështjella prej druri, e ndërtuar 500 vite më parë, u shkatërrua pothuajse e gjitha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Struktura e përfshirë nga flakët ishte rikonstruktim i origjinales.

Kështjella ka shërbyer si kampus për universitetin më të madh publik të Okinawa-s deri në vitet ’70 dhe prej atëherë ka qenë një atraksion i populluar turistik.

Zjarri raportohet të ketë nisur pak përpara orës 02.40 me orën lokale, të enjten. Akoma nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nisur zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu