Pas këtij lajmi nuk do laheni më në pishina

Dhjetëra sëmundje janë zbuluar në pishinat publike, të cilat kanë rezultuar të ndotura, pas një hulumtimi të bërë në SHBA.

Mijëra njerëz janë sëmurë nga uji i ndotur me baktere ose parazitë nga diarretë e njerëzve të tjerë, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e Vdekshmërisë.

Cryptosporidium – një parazit që shkakton diarre që përhapet duke konsumuar ujin e kontaminuar me plagë , ishte përgjegjës për 58 për qind të përhapjes.

Kjo do të thotë se: Njerëzit me diarre po përdorin pishina publike. Objektet nuk i mbajnë ujërat e tyre të pastra. Dhe mbajtja e tyre pastër nuk nënkupton thjeshtë hedhjen e klorit.

Por kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheni.
U gjendën edhe dy baktere në ujërat publike: Legionella, dhe Pseudomonas, e cila shkakton infeksione të veshëve dhe skuqje. Megjithatë, këto dy ishin përgjegjëse për më përhapje.

A nënkupton kjo se gjatë pushimeve të verës duhet të jeni më të kufizuar?
JO, por duhet të merrni masa paraprake. Edhe pse nuk është e lehtë, përpiquni që të mos gëlltisni asnjë pikë ujë kur notoni.

Por më e rëndësishmja:
Mos notoni ose mos lejoni fëmijët tuaj të notojnë nëse janë të sëmurë me diarre”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu