Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili përmes një konference për media ka njoftuar se partia që ai përfaqëson është e gatshme për t’u shkrirë në një parti me LR-PDSH-në dhe RDK-në, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, informon InfoShqip.
Adili njofoi se Uniteti ka diskutuar rreth opsioneve që kanë dhe njëzëri kanë vendosur pro idesë së shrirjes së 3 partive pjesë të aleancës në një parti të vetme.
Para disa ditëve edhe kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij njoftoi se komiteti qëndror është vendosur për të konsideruar mundësinë e shkrirjes së subjektit të tyre politik me 2 partitë tjera të koalicinit, në një parti të vetme./InfoShqip.com










